play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Dita Botërore e Makaronave/ Italia zgjidhet sërish si shteti që konsumon më së shumti në botë

today25/10/2023

Background
share close

Italianët tradicionalisht njihen si dashamirës të spagetit dhe llojeve të tjera të makaronave, ndaj nuk është për t’u habitur që vendi kryeson shumë në Evropë për sa i përket konsumit të makaronave për banor.

Në Itali shiten çdo vit 39.7 kilogramë makarona për banor, që është shumë më përpara se të gjitha vendet evropiane, shkruan portali gjerman i statistikave Statista me rastin e Ditës Botërore të Makaronave, 25 Tetor.

Në Europë, për sa i përket shitjeve të spagetit, makaronave, fusilit dhe makaronave të ngjashme, Franca është në vendin e dytë, por me “vetëm” 29.4 kilogramë, është më shumë se dhjetë kilogramë pas Italisë. Statistikat nuk përfshijnë ushqime të gatshme apo makarona të mbushura, si ravioli.

Sipas të dhënave të fundit të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat, në Bashkimin Evropian në vitin 2022 janë prodhuar gjithsej 6.1 milionë tonë makarona, që është 20 për qind më shumë se pesë vjet më parë.

Dhe në këtë drejtim, me një peshë prej 4.2 milionë tonësh, kryesoi Italia, e cila është edhe eksportuesi më i madh i këtij ushqimi. Ky vend eksportoi 2.1 milionë tonë në vitin 2022, që është 77 për qind e totalit të eksporteve evropiane.

Ndër vendet ku konsumi është nga dhjetë deri në 19.9 kilogramë janë Portugalia, Zvicra, Turqia, por edhe Çekia, Suedia, Finlanda dhe Lituania.

Sipas të njëjtit grafik, makaronat janë më pak të njohura, me shitje jo më shumë se pesë kilogramë në vit, në Austri, Slloveni, Britani të Madhe dhe Irlandë.

Në Britaninë e Madhe shiten më pak se dy kilogramë makarona për banor në vit, që është më e ulëta në Evropë.

Sipas vlerësimit të analistëve, spageti dhe makarona të ngjashme të papërpunuara me vlerë rreth 23.45 miliardë euro u shitën në Evropë në vitin 2023, dhe një e pesta e kësaj shume, një total prej pak më shumë se dhjetë miliardë euro, i përket Italisë dhe Francës./

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *