play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Abortet për 1000 lindje u rritën më 2022, teksa numri i bebeve po bie me shpejtësi

today24/10/2023

Background
share close

Numri i bebeve të lindura ka pësuar rënie të fortë vitin e kaluar (9,8%), por nga ana tjetër raporti i abortit (ndërprerja e shtatzënisë për 1000 lindje te gjalla) pësoi rritje për të dytin vit radhazi.

INSTAT raportoi se në vitin 2022 kishte 170 aborte për 1000 lindje nga 164 që ishte ky tregues me 2021.

Numri i aborteve në vitin 2022 ishte 4.199. Raporti lindje-abort tregon se për çdo 5,9 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort.

Abortet spontane mbajnë peshën më të madhe të aborteve duke përbërë 83,9 % të totalit. Pjesa më e madhe e aborteve kryhen nga gratë e grup-moshës 20-34 vjeç, e cila është dhe grup-mosha më riprodhuese e gruas.  Abortet klasifikohen në spontane dhe të provokuara. Aborti i provokuar është një veprim i ndërmarrë me qëllim për të ndërprerë barrën kryesisht për arsye shëndetësore. Të gjitha abortet e tjera konsiderohen spontane.

Raporti i abortit për grup-moshën 15-19 vjeç rezulton të jetë i lartë në moshën 19 vjeçare, ku vihet re vlera më e lartë të këtij treguesi: 119 aborte për 1.000 lindje të gjalla.

Ndër vite, vihet re se gratë me nivel më të ulët arsimor kanë përqindjen më të lartë të aborteve të kryera. Vitin e kaluar 29,4 % e grave me arsim 9 vjeçar kryen aborte, përkundrejt 24,6 % e grave me arsim të lartë.

Sipas statusit martesor, 71,6 % e aborteve janë kryer nga gratë e martuara dhe 7,5 % nga gratë beqare.

Abortet e kryera nga gratë e papuna ose të pasiguruara, ndër vite, ndjekin të njëjtin trend dhe nivele të përafërta.

Në vitin 2022, përqindja e aborteve të kryera nga gratë e punësuara shënoi një rënie prej 1,7 pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar.

Vit pas viti abortet spontane po rriten, për arsye të komplikacioneve në barrë. Mjekët Obstetër shpjegojnë se martesat në mosha të mëdha dhe niveli i lartë i ndotjes shpesh bëhen shkak për ndërprerje jo të vullnetshme të shtatzënive.

Një studim rajonal ka gjetur se në kryeqytetet e shteteve të Ballkanit ka ulje të fertilitetit dhe nivel të lartë abortesh nga ndotja shumë e lartë se normat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Burimi: INSTAT

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *