play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Sylvinho nis punën për ndeshjet e Nëntorit

today20/10/2023

Background
share close

E pranuan vetë futbollistët që Sylvinho është një trajner detajist. Kjo është cilësia që e veçon atë nga trajnerët e mëparshëm të Kombëtares.

Mësohet se Sylvinho nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë. Një ditë pas përfundimit të miqësores me Bullgarinë, ai nisi punën për sfidat e Nëntorit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Çdo gjë duhet të jetë e përcaktuar në detaje: fushat e stërvitjes, oraret, daljet e lojtarëve në media e shumë të tjera, çdo gjë duhet të jetë në perfeksion.

Njerëz pranë tij, tregojnë se ai kërkon të shkruajë emrin në historinë e futbollit shqiptar duke vendosur rekorde të reja. Fillimisht është barazuar rekordi i fitoreve radhazi në shtëpi, në Nëntor edhe mund të kalohet. Synimi është vendi i parë i grupit kualifikues, i paarritur më parë, për më tepër, nëse fitohen edhe dy ndeshjet e fundit, kombëtarja do të arrinte  kuotën record të 19 pikëve.

Nuk përfundon me kaq. Në Europianin e Gjermanisë, Sylvinho nuk dëshiron të shkojë vetëm për pjesëmarrje apo për të bërë një figurë të mirë. Trajneri kërkon të shkojë si kokë e grupit, në mënyrë që Shqipëria të renditet në vazon e dytë, kjo me shpresën që në fazën finale, të përballet jo më shumë se me një kombëtare të fortë.

Në varësi të kundërshtarëve, braziliani kërkon madje të kalojë grupin. Duket një hap shumë i madh për Shqipërinë e vogël, por ndoshta ka ardhur koha të besojmë se kuqezinjtë mund t’ia dalin.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%