play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Humbi sfidën ndaj Çekisë, Broja gati për tundur rrjetën ndaj “topçinjve” të Arsenal

today20/10/2023

Background
share close

“Bomberi” nga Malësia e Madhe, Armando Broja nuk po kalon momentin e tij më të mirë në karrierë, teksa pavarësisht rikthimit sërish po ndjen dhimbje në gjurin e operuar, dhimbje e cila e detyroi të humbte dhe sfidën ndaj Çekisë, pavarësisht se ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar nga tekniku Sylvinho.

Mirëpo, duket se për 22-vjeçarin po vijnë më në fund lajme të mirë, teksa pas “pushimit” të ndeshjeve kombëtare, Broja është rikthyer menjëherë në stërvitje me “blutë” e Chelsea dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës ndaj “topçinjve” të Arsenal.

Ndërkaq, kujtojmë se tekniku Pochettino ka mbetur i “mahnitur” nga “bomberi” shqiptar, teksa më herët e ka konsideruar Brojën si një lojtar shumë të talentur, i cili pritet të jetë në një “garë” të ethshme, me senegalezin, Nicolas Jackson për një vend titullar, te “gjigandët” londinezë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%