play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Viti i ri akademik nis me bojkot dhe protesta, 20 mijë studentë ulen sot për herë të parë në auditore

today02/10/2023

Background
share close

Këtë të hënë, 2 tetor, nis viti i ri akademik. Studentët nga të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë mbërritur në Tiranë ditë më parë, ndërsa rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve.

Të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi.

Nga ana tjetër, viti i ri akademik për studentët e mjekësisë do të nisë me bojkot të procesit arsimor dhe me protesta, pasi ata kundërshtojnë ligjin i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.

“Sot në orën 12:00, Lëvizja Për Universitetin do të mbajë një komunikatë te Ministria e Arsimit.

Përveç se do të jemi te protesta e Mjekësisë që në mëngjes një grup nga ne, gjithashtu do të mbajmë edhe komunikatën me kërkesat dhe problematikat që e gjejnë studentët universitetin edhe këte vit të ri akademik”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Për Universitetin.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *