Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Spanja po planifikon të ndërtojë varrezat e para publike për kafshët shtëpiake në Malaga.
“Objekti novator”, siç e përshkruan këshilli i qytetit, do të funksionojë në varrezat komunale të San Gabriel deri në fund të vitit dhe do të kushtojë pak më shumë se 1 milion euro.
Objekti është ndërtuar duke pasur parasysh kriteret e qëndrueshmërisë dhe efiçencës së energjisë dhe do të përfshijë një godinë shërbimi (me ambient pritjeje, zyrë administrative, zyrë veterineri dhe tualete), një krematorium dhe një sallë lamtumire.
Vendi, do të përfshijë gjithashtu një hapësirë të gjelbër ku mund të depozitohet hiri, si dhe një vend varrimi. Përveç djegies dhe varrimit, varrezat do të ofrojnë shërbime të tjera, si heqja e kafshëve të ngordhura, ceremonia e lamtumirës dhe heqja e kafshëve nga regjistri i kafshëve shtëpiake, raporton Guardian.
Një djegje bazë për një kafshë që peshon deri në 30 kg do të kushtojë 170 €, ndërsa një vend urne ose një varr në ‘parkun përkujtimor’ do të kushtojë 250 € për një kafshë me të njëjtën peshë dhe do të përfshijë 10 vjet ruajtje.
Aktualisht katër qytete spanjolle kanë tashmë varreza private për kafshët shtëpiake.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)