play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

Maqedonia e Veriut ul çmimin e produkteve ushqimore bazë

today20/09/2023

Background
share close

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të ulë çmimet e 50 produkteve ushqimore, me qëllim për të mbrojtur qytetarët.

Këtyre produkteve bazike do t’iu vihet etiketa “çmim i garantuar” dhe do të shiten 10 për qind më lirë sesa deri tani, duke filluar nga 20 shtatori deri më 30 nëntor.

Në mesin e produkteve bazike që do të shiten më lirë janë buka, mishi, qumështi dhe nënproduktet e tij, frutat dhe perimet.

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se Qeveria u detyra të marrë masa për ndryshimin e çmimeve të produkteve bazike, pasi gjeti dallim të madh të çmimeve të tyre në tregjet botërore me ato vendase.

“Të gjitha analizat tregojnë se nuk ka arsye për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, as nga ana e tregtarëve, as nga ana e prodhuesve. Kjo nuk mund të ndodhë duke marrë parasysh çmimet në bursat botërore që kanë shënuar rënie”, tha Bekteshi.

Inspektorati i Tregut paralajmëroi masa të rrepta, duke nisur nga dënimi me gjobë deri te mbyllja e bizneseve, për shkelësit e vendimit të Qeverisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *