Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Luigi Soreca është rikthyer zyrtarisht me detyrë në Shqipëri, pasi shërbeu si ambasador i Bashkimit Evropian gjatë viteve 2018-2022.
Mësohet se Soreca është rikthyer në Shqipëri duke marrë postin e të ngarkuarit me punë në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Ai do mbajë këtë pozicion duke nisur nga data 1 shtator, deri në mbërritjen e kreut të ri të Delegacionit të BE-së.
Deri më tani Soreca shërbente si pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në EEAS në Bruksel, ndërsa ka shërbyer edhe si i dërguar i posaçëm i KE në Itali gjatë krizës së migracionit në verën e vitit 2016.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)