play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

I nxehti po ndikon në turizëm/ Mesdheu, shënjestra e një krize të ardhshme klimatike

today16/08/2023

Background
share close

Moti i ngrohte është arsyeja për të cilën shumë turiste nga e gjithë bota shkojnë me pushime. Por ky vit ishte disi me i ndryshëm pasi temperaturat globale rekord kthyen me herët në shtëpi shume turistë, duke ngritur pyetjen se çfarë lloj ndikimi mund të ketë kriza klimatike në sektorin e turizmit dhe në ekonomitë e varura nga industria e turizmit.

Greqia, ku turizmi përbën 15% të PBB-së  iu desh të evakuonte mbi 2000 pushues pas zjarreve që shpërthyen në ishullin Rodos. Athina mbylli Akropolin, pasi temperaturat arritën në 45°C, ndërkohë që në Romë, turistët janë kthyer me herët në shtëpi për shkak të valës së të nxehtit.

Temperaturat në rritje jo vetëm që kanë përfunduar pushimet për shumë turistë ato madje i kanë ndaluar shumë prej tyre që t’i fillojnë ato.

Linjat ajrore amerikane që fluturojnë drejt Las Vegasit ku temperaturat arrijnë në në 46°C – iu është dashur të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve, ngarkesën e bagazheve, të ulin sasinë e karburantit ose të vonojnë fluturimet deri në uljen e temperaturave.

Sipas Komisionit Evropian të Udhëtimit, tashmë operatorët po përballen me një rënie prej 10% të numrit të njerëzve që planifikojnë të vizitojnë Mesdheun në periudhën qershor-nëntor të këtij viti.

Gjithashtu të dhënat flasin se turistët po shqyrtojnë mundësinë e udhëtimit drejt vendeve si Republikën Çeke, Danimarkë, Irlandë dhe Bullgari.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *