Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Platforma e mediave sociale kineze TikTok, ka njoftuar një sërë masash të reja për përdoruesit evropianë që synojnë përmirësimin me rregulloret e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Sipas rregullave të reja, gjigantët e internetit do të detyrohen të ndërmarrin veprime më të forta për privatësinë e të dhënave, mbrojtjen e fëmijëve, dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes. 19 lojtarët më të mëdhenj të internetit, përfshirë TikTok, si dhe Amazon, Apple, Google, Meta dhe Microsoft, kanë afat deri më 28 gusht për t’u pajtuar me rregullat e reja , përndryshe ata përballen me gjoba të mëdha.
Sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA), pronarit të TikTok ByteDance dhe platformave të tjera të mëdha në internet do t’u kërkohet të kontrollojnë përmbajtjen e paligjshme në platformat e tyre, të ndalojnë disa praktika reklamimi dhe të ndajnë të dhëna me autoritetet.
“TikTok po i kushton burime të rëndësishme kësaj çështje. Tani është koha për të përshpejtuar për të qenë plotësisht në përputhje”, u shpreh Breton.
Komisioni Evropian pak muaj më parë i ka ndaluar stafit ta përdorë aplikacionin kinez TikTok për arsye sigurie, pas tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Perëndimit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)