play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Gjendet në Meksikë veza flamingo 12,000-vjeçare

today04/08/2023

Background
share close

Një vezë e lashtë fosile flamingo mes 8,000 dhe 12,000-vjeçare është zbuluar në një kantier për ndërtimin e një aeroport të ri në Meksikë.

Veza e ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme nga periudha e Pleistocenit (epoka gjeologjike që zgjati nga shek. 2.58 milion deri në 11,700 vjet më parë, që përfshin periudhën më të fundit të Tokës të akullnajave të përsëritura), është tepër e rrallë.

Ky është zbulimi i parë i këtij lloji nga familja e flamingove Phoenicopteridae në Amerikë dhe i dyti në botë, sipas institutit të trashëgimisë meksikane INAH.

Fosili i vezës së flamingos u gjet në një thellësi prej 31 centimetrash, gjatë ndërtimit për aeroportin e ri Felipe Angeles në shtetin e Meksikës.

Veza fosile nënkupton se flamingot dikur lulëzonin në Meksikën qendrore. Lloji i sotëm amerikan i flamingos, i njohur për pendët e tij rozë të ndezur, gjendet kryesisht në Amerikën e Jugut, Karaibe, gadishullin Jukatan dhe bregun juglindor të Shteteve të Bashkuara.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *