Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/07/2023
Rrymat që ngrohin Oqeanin Atlantik dhe kanë një ndikim të madh në motin global mund të ndalin qarkullimin e tyre duke nisur që prej vitit 2025. Studimet më të fundit tregojnë se kjo do të kishte një impakt të jashtëzakonshëm në klimën botërore.
Një sistem tejet i rëndësishëm rrymash në Oqeanin Atlantik, që ndikon në temperaturën e hemisferës Veriore por ka ndikim edhe mbi të gjithë njerëzimin, po destabilizohet për shkak të ndryshimeve klimatike nga njeriu.
Një studim i ri tregon se Rrymat Meridionale të Atlantikut mund të kolapsojnë rreth mesit të shekullit, madje ky efekt mund edhe të nisë që në 2025-ën.
Këto janë rrymat që transportojnë ujërat e ngrohta të tropikut drejt Atlantikut Verior dhe ndihmojnë në rregullimin e motit global. Këto rryma luajnë një rol aq të rëndësishëm sa kolapsi i tyre mund të shkaktojë ngritjen e nivelit të deteve duke ndikuar në territorin e Europës dhe SHBA, dimra shumë më të acartë në mbarë globin.
Një raport i vitit 2019 i OKB-së parashikonte se ky kolapsim rrymash nuk do të ndodhte para vitit 2100 por studimet e reja nxjerrin një përfundim më alarmues.
Shkencëtarët kanë zbuluar sinjale që tregojnë se rrymat e Atlantikut mund të ndalen edhe në 2025-ën, por jo më vonë se viti 2095. Madje parashikimi është më i mundur të realizohet mes viteve 2039 dhe 2070.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)