Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/06/2023
Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë këtë të premte është shprehur se duke filluar nga java e ardhshme të gjithë do të marrin shtesat e premtuara të pagës.
Ibrahimaj është shprehur se do të jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërsa duke filluar muajin e ardhshëm do të merren pagat e reja.
“Prej gjithë këtij muaji ne kemi diskutuar për zbardhjen e vendimeve për pagat ato janë gati dhe javën e ardhshme të gjithë institucionet do të paguajnë shtesat për muajin maj dhe prill”, ka thënë ministrja.
Ndërkohë në lidhje me pyetjen e gazetares Erblina Mile të ABC News për Eurobondin, ministrja është shprehur se tashme Shqipëria e ka emëtuar eurobondin me vlerë 600 milionë euro.
Për eurobondin Shqipëria ka emëtuar një Eurobond me vlerën 600 milionë euro, kuponi ishte 5.9% ku pati një kërkesë të lartë për eurobondin, mbi dyfishin e vlerës së pranuar, ku tregon se investitorët kanë interes në Shqipëri dhe ekonomia shqiptare është duke u rritur me hapa të qendrueshëm. Pati një kërkesë të lartë me dyfishin e vlerës së pranuar. Sa i përket normës së interes që ishte më e lartë se eurobondi i emëtuar, kjo vjen si pasojë e kushteve të shtrënguara si pasojë e kushteve për shkak të luftës në Ukrainë. Normat e interet në të gjithë botën janë rritur”, ka thënë ajo.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)