Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që të shfuqizojë Bordin e Transparencës për Karburantet.
“Sot miratuam një vendim të rëndësishëm i cili shkon në një diskutim që ne kemi pasur gjatë gjithë vitit të kaluar. Gjatë 3 mujorit të parë ne kemi ndjekur me vëmendje të veçantë gjithë zhvillimet në tregun e bursës së hidrokarbureve dhe mund të themi se tregjet janë stabilizuar në çmimet që ishin përpara krizës. Bazuar dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi Bordin e Hidrokarbureve, ne sot morëm vendimin për shfuqizimin e Bordit të Hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg”, tha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.
Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve në vendin tonë u krijua në Mars të vitit 2022 si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare nga lufta në Ukrainë. Qëllimi i ngritjes së këtij bordi ishte moslejimi i çmimeve abuzive.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)