play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Rama: Do votoj kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat

today25/05/2023

Background
share close

Në projektligjin për rritjen e pagave për administratën publike është parashikuar edhe rritja e pagës për deputetët dhe ministrat.

Sipas qeverisë, ishte parashikuar që deputetëve dhe ministrave t’u rriteshin pagat vitin e ardhshëm pasi të kishte përfunduar reforma për gjithë kategoritë e tjera, por Komisioni i Ekonomisë e përfshiu dhe këtë pjesë për t’u miratuar sot në Parlament.

Duke folur për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, Rama tha se këtë e përcakton piramida e pagave që funksionon njësoj dhe në shtetet e tjera të rajonit dhe Europës.

Por Kryeministri theksoi se nuk është dakord që rritja e pagave për ministrat dhe deputetët të miratohet në këtë moment, e pikërisht nuk do ta votojë këtë pikë.

“Niveli i pagave nuk përcaktohen sipas qejfit, përcaktohen me një logjikë. Ka një piramidë pagash.

Nuk mund të ndërtosh një piramidë pagash dhe të vendosësh presidentin nën një mësues. Pavarësisht se puna e përditshme e një mësuesi mund të jetë më me stres. Kemi bërë ne një lajthitje që e kemi bërë me vetëdije, madje e kemi tepruar me sistemin e drejtësisë. Por ajo është bërë dhe nuk zhbëhet. Nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se presidenti. Mund ta kenë punën më me stres se presidenti por nuk mund të kemi. Doni ju të bëni këtë qarjen e halleve? S’ka nevojë që shtesën e pagave t’ja coni jetimores. Hajde vendosni pagën minimale këtu për deputetët. Gati jam. Edhe ministrave. Çfarë stresi më të madh keni ju se ata që shkojnë punojnë fason? Unë mendoj se nuk i hyet këtij monopati për t’u tallur me ata që na ndjekin. Dhe prapë ju nuk e mësoni që shqiptarët kush i merr për budallenj mund të gënjejë disa për një farë kohe por vjen një ditë siç erdhi në Shkodër dhe firojnë ata. Unë mendoj që ju duhet të ikni për pambuk nëse ne duam të kemi një skenë politike siç e meritojnë shqiptarët sepse ju e keni treguar që nuk e bëni dot.

Pagat duhet të jenë siç janë në piramidën e propozuar dhe siç i ka gjithë bota. Në rajon janë po kështu. Nuk kam parë asnjë vend të rajonit që pagat e deputetëve ti ketë sa pagat e mësuesve. Nuk kam parë asnjë vend të Europës, nuk kam parë askund. Ideja që deputetët mblidhen kot edhe janë kot e ka bazën tek gjithë pabesia historike që partia ish demokratike i ka bërë politikës me gjithë atë llum me gjithë ato akuza, shpifje, maskarallëqe, me gjithë atë transformim të gjuhës e njerëzve me shkolla që ju të gjithë jeni në jetën normale, në një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje me ato që ju doni që fëmijët tuaj të mësojnë. Politika nuk është kjo. Politikë është ajo që bëjmë ne. Si e bëjmë ne ashtu është politika. Këtë që keni mbjellë 30 vjet, nuk mund ta korrni dot duke thënë që do ja jap pagën time jetimores. Për mua, unë njoh për fat të mirë këtu në këtë grup njerëz që e meritojnë atë pagë dhe e meritojnë me respekt jo thjesht e meritojnë. Dhe nuk janë 1-2. Njerëz të cilët me atë pagë jetojnë. Se ky nuk është vendi i kriminelave, drogaxhinjve, ky nuk është vendi i hajdutëve, është një vend që mund të ketë me siguri ndonjë që nuk duhet të jetë këtu fare por duhet të ishte me kohë në fakt prapa diellit, por ky nuk është vendi i llumit.

Fakti që këtu pastaj shpërfytyroheni dhe ktheheni në bisha që doni të hani mish njeriu nuk ka lidhje me të vërtetën. Deputeti, për misionin që ka, meritojnë pagën e propozuar. Sa e bëjnë punën? Këto nuk lidhen me si vihet paga. Ama unë me një gjë jam kundër. Unë nuk e votoj këtë pikë. Nëse mësuesve dhe mjekëve ju themi që ju do merrni sot këtë rritjen dhe rritjen tjetër do ta merrni në harkun e vitit dhe ne do kemi mesataren 900 Euro në Shqipëri në mes të vitit të ardhshëm, atëherë për ministrat dhe deputetët paga duhet të hyjë në fuqi vetëm kur të jetë bërë për të gjithë. Ky është qëndrimi im. Kjo është e pamoralshme. Kush merr më shumë duhet të bëjë më shumë. Ky është principi jonë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *