play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Arsyeja është Instagrami, djemtë e Britney Spears nuk kanë asnjë kontakt me nënën e tyre

today17/05/2023

Background
share close

Britney Spears nuk ka folur me djemtë e saj prej 1 viti - Vesa News

Një dokumentar i ri që flet për jetën e Britney Spears nga vitet e adoleshencës e deri më sot, zbulon krizën e madhe që po kalon marrëdhënia e këngëtares me djemtë e saj. Por një krizë që kishte nisur shumë vite më parë.

Arsyeja pse lidhja e tyre duket si xham i thyer që nuk mund të bashkohet është për shkak të fotove të saj në Instagram.

Në një dokumentar të ri të TMZ me titull ” Britney Spears: Çmimi i Lirisë” zbulohet se pas vendimit të gjykatës që hoqi kujdestarinë e babait të saj dhe martesës së saj me aktorin dhe gjimnastin Sam Asghari, këngëtarja nuk ka mundur të ndihet e ekuilibruar dhe i lumtur.

Asaj i mungon një pjesë e rëndësishme e jetës dhe e përditshmërisë së saj, pasi sipas dokumentarit prej një viti ajo ka humbur kontaktet me dy djemtë e saj, Sean Preston 17-vjeçar dhe Jayden 16-vjeçar, të cilët jetojnë me babai i tyre për 5 vitet e fundit Kevin Federline.

Djemtë e Britney Spears s'ishin në dasmë dhe e kanë shmangur takimin me të  prej muajsh, por pse? - POLITIKOFF

Këngëtarja vazhdon të japë 20 mijë dollarë për ta dhe kjo do të vazhdojë deri në moshën madhore.

Përçarja nuk ishte krijuar vetëm nga deklaratat e djalit të saj të madh, se nëna nuk i kishte kushtuar vëmendje vëllait të tij të vogël dhe la të dhëna se sa pranë tyre si nënë kishte qëndruar gjatë gjithë këtyre viteve. Në momentin e deklaratave u publikua edhe një video ku shihet ajo duke debatuar me ta në një stil shumë të rreptë.

Por arsyeja kryesore ishin diversionet e vazhdueshme të nënës së tyre në Instagram dhe fotot e saj nudo, siç raportojnë burimet e raportit. Djemtë e saj nuk donin të kishin kontakt me të, sepse ndiheshin të turpëruar nga sjellja e saj.

Nuk ka asnjë kontakt as me mesazhe dhe sipas dokumentarit ish-bashkëshorti i Britney ka thënë se është i gatshëm të pajtojë situatën mes tyre.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *