Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Prioriteti i Shakirës janë djemtë e saj, Sasha dhe Milani. Këngëtarja ka shpërndarë një video të këngës së saj më të re “Acróstico”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me ta.
Ylli kolumbian e nis duke kënduar në spanjisht: “E vetmja gjë që dua është lumturia jote dhe të jem me ty. Buzëqeshja jote është dobësia ime, të dua”, ndërsa më i vogli i saj, Sasha, më vonë bashkohet dhe këndon pjesën e tij!
“Të dua ty funksionon si një anestetik për dhimbjen, më bën të ndihem më mirë. Çfarëdo që ty të nevojitet, unë jam këtu. Ti erdhe të më plotësosh se kush jam unë”, thotë djali 8-vjeçar i Shakirës.
Në mbishkrimin e saj, këngëtarja tregon gjithashtu në spanjisht, se si ishte të shohësh djemtë e saj jo vetëm të rriten, por edhe të zhvillojnë një pasion për muzikën.
“Këtë vit Milan shkroi këngë që më bënë të qaja me emocion dhe Sasha kaloi orë të tëra në piano, duke zbuluar zërin e tij. Të dy kaluan kohë pranë meje në studio dhe pasi dëgjuan këngën dedikuar atyre, më kërkuan të ishin pjesë e saj”.
Megjithatë, Shakira vuri në dukje: “Ata e kanë ndjerë dhe interpretuar vetë me pasionin dhe emocionin e atij që mbart muzikën brenda tij”./abcnews.al
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)