Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/05/2023
Me shumë entuziazëm dhe gëzim Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2023.
Pasi ndezën skenën e festivalit më të madh europian me vokalin, performancën dhe veshjen sot, Albina dhe Familja Kelmendi i sigurojnë Shqipërisë një vend dhe një shpresë më shumë për të qenë krah shteteve të mëdha që marrin pjesë në Eurovision 2023 duke e bërë edhe më të afërt ëndrrën për fitore.
Kënga “Duje” ishte e para nga 10 këngët që u kualifikuan në finalen e madhe.
Në të vërtet të gjitha komentet mbi vokalin, mesazhin e këngës për një familje të bashkuar të Albinës kanë qenë shumë pozitive jo vetëm nga ndjekësit por edhe më gjerë.
Mesa duket 2023 paska qenë një vit i mbarë për karrierën e këngëtares dhe familjes së saj. Pasi fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ajo ja ka dal ta çoj Shqipërinë në natën finale.
Kush shkon në finale me Shqipërinë
Sot në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste nga 16 qe morën pjesë në garë të cilat janë Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia
Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan janë Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia.
Finalja e madhe do të mbahet më 13 maj në M&S Bank Arena në Liverpool, Britani e Madhe
Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë e ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)