Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/05/2023
Emocione dhe ankth pritje teksa vetëm pak orë na ndajnë nga nata e dytë gjysmë finale e Eurovizion 2023, ku do të performojë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.
Albina dhe Familja Kelmendi do të performojnë të 14-të në radhë, ndërsa mund ta ndiqni në transmetimin e drejtpërdrejtë në RTSH 1, RTSH Muzikë, dhe Radio Tirana 1.
“Duje” pritet të ndezë skenën e Eurovizion, ndërsa mbështetja për përfaqësuesen shqiptare është shumë e rëndësishme për kualifikimin e saj në finale, ndaj të gjithë shqiptaret jashtë Shqipërisë mund të votojnë me kodin Vote 14, brenda 15 minutave kur të hapet televotimi.
Në lidhje me Skype në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH 1 ditën e djeshme (10 maj), Albina tregoi mbi pritshmëritë që kanë për në finale, por edhe emocionet.
“Sot kemi pasur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes. Shqip do të flas kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër. Fal meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë. Shtetet e forta na shohin si konkurrent. Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët”, u shpreh Albina.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)