Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Thirrjet për të pezulluar zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk do të “zgjidhin sfidat” përpara, tha për “Reuters” bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, komentet e tij të
para publike që kur një letër e hapur ndezi një debat për të ardhmen e teknologjisë.
Gates deklaroi se do të ishte më mirë të përqendroheshim në mënyrën më të mirë të përdorimit të zhvillimeve në Inteligjencë Artificiale, pasi ishte e vështirë të kuptohej se si një pauzë mund të funksiononte globalisht.
Intervista e tij me “Reuters” vjen pasi një letër e hapur që u publikua së fundi dhe u nënshkrua nga Elon Musk dhe më shumë se 1,000 ekspertë të AI-s – kërkoi një pauzë urgjente në zhvillimin e sistemeve të AI-s.
Ekspertët, duke përfshirë bashkëthemeluesin e “Apple”, Steve Wozniak, thanë në letër se rreziqet dhe përfitimet e mundshme për shoqërinë duhet të
vlerësohen.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)