play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Këto foto alarmuan botën për ngrohjen globale

today29/03/2023

Background
share close

Uji që rrjedh nga një mur akulli në një sfond gri krijon një pamje fantastike për të shkrepur një fotografi, por historia pas kësaj fotoje është një histori shkatërrimi.

Akullnajat e Tokës po shkrihen me një ritëm të paprecedent për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Fotografi kanadez Paul Nicklen kujton se kur e shkrepi fotografinë në fjalë ishte gushti i vitit 2014 dhe temperaturat në Svalbard, Norvegji, ishin jashtëzakonisht të ngrohta, 21 gradë celsius.

Teksa vinte rreth cepit të një masivi akulli në ishullin Nordaustlandet, ai pa një numër të madh ujëvarash që derdheshin prej tij.

“Ishte skena më poetike, më e bukur që kam parë ndonjëherë, por ishte gjithashtu bezdisëse dhe e frikshme”, kujton ai.

Fotografia rishfaqet sot për të simbolizuar realitetet e ndryshimeve klimatike dhe u bë imazhi më i shitur i artit të bukur të Nicklen. Ajo u shfaq disa herë në National Geographic, u përdor nga Al Gore në bisedimet e tij për klimën dhe zbukuroi kopertinën e albumit 2020 të Pearl Jam “Gigaton”, titulli i të cilit i referohet njësisë së përdorur për llogaritjen e masës së akullit.

Në fotogalerinë më sipër, Call to Earth e CNN, liston 10 fotografitë që ndër vite besohet të kenë alarmuar botën për krizën klimatike.

 

Një ari polar i dobësuar në kërkim për ushqim. Fotoja, e shkrepur në 2017, mori ndezi debate rreth ndryshimit të klimës dhe pasojave që vijnë me të

 

Ujëvara në një masiv akulli në Svalbard, Norvegji gjatë një vere me temperatura të pazakonta, 2014

 

Një kangur kalon pranë një shtëpie në flakë në Liqenin Conjola, Australi- dhjetor 2019. Gjatë zjarreve të atij viti u vranë thuajse 3 miliardë kafshë

Trupat e 6 gjirafave në fshatin Eyrib në periferi të fshatit Eyrib në një qendër për kafshë të egra në Sabuli, Kenia-2021. Shkak, thatësia e zgjatur në verilindje të vendit dhe më gjerë në Bririn e Afrikës

Fshatarët në një rrugë të gërryer nga erozioni në Ishullin Bhola në Bangladesh, 2005. Zona, e vendosur buzë deltës së Gangut, vijon të vuajë nga erozioni si pasojë e rritjes së nivelit të detit


Dy arinj polarë lëvizin në një banesë të braktisur në stacionin e motit, Kolyuchin, Russia. Gjitarët gjigantë janë në rrezik nga ngrohja globale që po shkakton shkrirjen e akullit në Arkti

Alice, Stanley dhe fëmija e tyre mbetën pa shtëpi pasi shtëpia e tyre në Kenia u shkatërrua nga përmbytjet. Në sfondin e tyre ndodhet edhe një prej dy rinoqerontëve të bardhë të mbetur në botë

Një tufë me peshq kardinalë që devijojnë për t’i hapur rrugën një luani deti në Galapagos. Arkipelagu në brigjet e Ekuadorit njihet për jetën e tij të gjallë detare dhe është një nga zonat më të mëdha të mbrojtura detare në botë


Balenat si kjo e fotografuar pranë ishullit Baffin në Kanada, mund të jetojnë më shumë se 200 vjet. Disa prej tyre mund të kenë parë drejtpërdrejt efektet e ndryshimeve klimatike që nga Revolucioni Industrial

Shkrirja e akullnajave, James Balog, Disko Bay, Greenland, 15 mars 2008.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *