play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Provimet e maturës do të vëzhgohen me kamera

today24/03/2023

Background
share close
Provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen në salla të mëdha të pajisura me kamera sigurie. Fiqiri Çifligu nga Drejtoria e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar thotë se zyrat arsimore po bashkëpunojnë me pushtetin vendor për të pasur në dispozicion sallat e mëdha të pallateve të sporteve apo të pallateve të kulturës për zhvillimin e provimit të maturës.

Është kërkuar me ngulm nga Ministria e Arsimit që të gjitha provimet të zhvillohen në salla të mëdha, mundësisht të mbikëqyrura të gjitha me kamera dhe me një numër të madh nxënësish. Drejtoria e Përgjithshme me të gjitha strukturat kanë evidentuar të gjitha shkollat e mëdha me holle të mëdha, palestrat që kanë shkollat. Po kontaktojmë edhe me pushtetin lokal për pallatet e sportit, sallat e teatrove, edhe me universitetet për sallat e mëdha”.

Për shkak të zhvillimit të provimeve në salla të mëdha, këtë vit numri i qendrave të provimit do të jetë 15 % më pak se një vit më parë. Por ky numër pritet të jetë edhe më i vogël, me vendosjen në dispozicion të hapësirave të pushtetit vendor.

Rreth 7 mijë mësues përfshihen në administrimin e  provimeve. Numri i qendrave të zhvillimit të provimeve krahasuar me ato një vit më parë zvogëlohet me 15 %. Ka qenë mbi 160 qendra dhe është zvogëluar me 20 vetëm nga zyrat arsimore”.

Këtë vit Universiteti i Mjekësisë ka rikthyer provimet për futjen në këtë universitet, por sipas Çifligut në vitet në vijim kjo praktikë mund të ndiqet edhe për degë të tjera.

Testi për pranimet në Universitetin e Mjekësisë do të ketë ndryshim, kjo është një fazë e parë sepse ndoshta në vazhdim mund të jetë për të gjitha universitetet, apo degë të tjera dhe kjo do të shihet nga Ministria e Arsimit në vijim”.

Provimet për maturën shtetërore nisin në 1 Qershor me provimin e Gjuhës së Huaj, në 7 Qershor Gjuha Shqipe dhe Letërsia, në 13 Matematika dhe në 19, lëndët me zgjedhje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *