Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Britaninë e Madhe, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin britanik Rishi Sunak.
Ky është takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak. Në fokus të diskutimeve mes tyre është çështja e emigrantëve të paligjshëm dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Më herët Rama u prit nga kryetari i parlamentit të Britanisë, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve.
“Duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, Hoyle theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare,” shkruajti Rama pas takimit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)