Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ne kemi lexuar shumë studime dhe të dhëna herë pas here, për pandeminë dhe ndikimin e saj si në shëndetin mendor ashtu edhe në lumturinë. Megjithatë, një hulumtim i ri, sjell të dhëna të ndryshme, sa i përket pandemisë dhe ndjenjës së lumturisë, madje duke shkaktuar përshtypje.
Pra, sipas sondazhit të Gallup në 137 vende, Covid ka marrë jetën e afërsisht 6.7 milionë njerëzve, por nuk ka arritur të ndikojë në lumturinë e individëve.
Në këtë hulumtim, sipas Guardian, morën pjesë 100 mijë njerëz nga 137 vende të ndryshme. Pra, u zbulua se kishte nivele më të larta mirësie dhe lumturie, krahasuar me kohërat para Covid. Personave që morën pjesë iu kërkua të vlerësonin edhe jetën e tyre, gjë që tregoi se nga viti 2020 deri në vitin 2022, vlerësimi ishte më i mirë në krahasim me 2017-2019.
Megjithatë, këto rezultate nuk shqetësojnë të gjithë botën. U vu re se në vendet perëndimore të Evropës nuk ishte kështu. Nuk u vërejt rritje e mëtejshme.
“Njerëzit përfunduan duke zbuluar fqinjët e tyre. Njerëzit kontrolloheshin më rregullisht, kështu që ndjenja e izolimit nuk ishte aq e fortë sa mund të pritej. Edhe gjatë këtyre viteve të vështira, emocionet pozitive mbetën dy herë më të përhapura se ato negative”, tha John Helliwell, bashkëautor i studimit.
Veprimet e përditshme të mirësisë që janë treguar se nxisin lumturinë, të tilla si ndihma e një të huaji, dhurimi dhe vullnetarizmi tani janë mbi nivelet para pandemisë. Në listën e vendeve me shkallën më të lartë të lumturisë, Finlanda vjen e para për të gjashtin vit radhazi, ndërsa Afganistani është në vendin e fundit.
Sondazhi i Gallup tregoi gjithashtu se GDP për frymë, mbështetja sociale, jetëgjatësia e shëndetshme, liria e zgjedhjes së jetës, bujaria janë nxitësit kryesorë të lumturisë. Tabela më e fundit e “Kampionëve të Lumturisë” tregon një kontrast të qartë mes Perëndimit dhe Jugut
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)