Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrjen për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave, theksoi se ka ardhur momenti që “epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të përfundojë”.
“Tani sipërmarrja po e shikon se lufta për ruajtjen e burimeve njerëzore i ka hyrë në territorin e vet. Po e shikon se si po i ikin nga duart ato forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit. Të gjithë po e shohin se si shtetet më të zhvilluara janë futur me kokë për të zhvatur nga të munden burimet njerëzore të kujt të munden. Por, nëse një punonjës ose një i ri ka mundësinë dhe perspektivën që të duke u larguar ta gjejë punën diku tjetër, sipërmarrja nuk ka ku shkon. Sipërmarrja nuk largohet dot nga vendi. Tani, dilema është të rrojë apo të vdesë. Nëse shikojmë përmbajtjen e financave dhe të ekonomisë, nuk është dilemë e vështirë. Duhet të rrojë duke mbështetur punonjësit që edhe ata të rrojnë. Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të përfundojë”, tha Rama.
“Çështja është si do të mbyllet: duke vdekur sipërmarrja apo duke u bërë sipërmarrja e vetëdijshme që duhet të krijojë një marrëdhënie të re me burimet e saj njerëzore. Rritja e pagës minimale nuk është me dëshirë, por nga kapaciteti që ka ekonomia për ta mbajtur. Mali i Zi bëri një rritje të pagës minimale përtej logjikës dhe sot është në një situatë makro-ekonomike dramatike dhe sot e ka borxhin mbi 100%. Paga minimale ka logjikë të vetën, por ne nuk mund të vijonim me programin që nuk parashikonte pandeminë dhe luftën në Ukrainë. Në këto kushte, nuk mund të mos reagonim dhe e çuam pagën minimale mbi programin tonë. Programi ishte një pagë minimale 38 000 lekë deri në vitin 2025, por u rrit më shumë pasi është koha që të jepnim një shtysë”, shtoi Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)