Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Duke cituar arsye sigurie, administrata e presidentit Joe Biden u ka dhënë punonjësve 30 ditë për të eliminuar aplikacionin “TikTok” nga pajisjet elektronike.
Republikanët në Kongresin amerikan kërkojnë të shkojnë edhe më tej dhe po bëjnë përpjekje për një ligj që do të çonte në ndalimin e “TikTok” në nivel kombëta.
Një zëdhënës i kompanisë e cilësoi lëvizjen një “teatër politik”, por kufizimi i aplikacionit nga qeveritë e vendeve të ndryshme sa vjen e zgjerohet.
Qeveritë perëndimore janë shumë të alarmuara nga fakti se kompanitë kineze të teknologjisë asistojnë Partinë Komuniste dhe shërbimet e saj të inteligjencës, duke mbledhur të dhëna nga e gjithë bota, duke pasur në fokus politikanët e nivelit të lartë dhe objektivat e sigurisë.
Kështu, i gjithë stafi i Komisionit u urdhërua që të heqë aplikacionin e “TikTok-ut” nga pajisjet e tyre zyrtare dhe nga ato personale, nëse në to kanë edhe aplikacione të tjera që lidhen me punën e tyre.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)