Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar me shumicë dërrmuese rezolutën që bën thirrje për paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. 141 shtete kanë votuar pro kësaj rezolute, 7 kundër dhe 32 shtete kanë abstenuar.
Shqipëria ka qenë ndër vendet që kanë votuar pro kësaj rezolute për paqe gjithpërfshirë. Këtë e bëri me dije dhe më herët, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka e cila në fjalën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së theksoi se Shqipëria do ta mbështesë këtë rezolutë.
“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë dhe ripohuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Kjo është një dëshmi e qartë që veçon dhe dënon Rusinë. Krenarë për Shqipërinë si bashkësponsorizuese e kësaj rezolute”, shkruan Xhaçka në rrjetet sociale.
141 countries today at #UNGA calling for peace in #Ukraine 🇺🇦 & reaffirming support for Ukraine's sovereignty & territorial integrity is clear proof of Russia' isolation & condemnation. Proud #Albania 🇦🇱 co-sposored resolution. pic.twitter.com/RrC9CO7T34
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) February 23, 2023
Këtë lajm e ka shpërndarë po ashtu edhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim në Twitter.
https://t.co/pvHyBLPPxk pic.twitter.com/qkZEAiLlSe
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 23, 2023
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)