Një tërmet tjetër me magnitudë 6.4 ka tronditur rajonin kufitar Turqi-Siri, dy javë pas tërmetit shkatërrues që tronditi vendet, që shkaktoi mbi 46 mijë viktima.
Pasgoditja e së hënës në provincën Hatay të Turqisë ishte në një thellësi prej 2 km tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Tërmeti goditi qytetin e Defne në orën 20:04 me orën lokale dhe u ndje fuqishëm në qytetet Antakya dhe Adana, 200 km në veri.
Një tjetër me magnitudë 5.8 me epiqendër në rrethin Samandag të Hatajit tronditi rajonin disa minuta më vonë, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave.
Gazetari i Al Jazeera-s, duke raportuar nga Gaziantep, tha se kishte raporte për më shumë ndërtesa të shkatërruara në rajon.
“Ka ndërtesa që janë në këmbë por janë dëmtuar. Frika është nëse ka më shumë pasgoditje si kjo, mund të rrëzohen ato ndërtesa, duke shkaktuar dëme të mëtejshme në zonë ose kërcënime për jetën, “tha ai.
Dëshmitarët thanë se ekipet turke të shpëtimit po vraponin pas tërmetit të fundit, duke kontrolluar nëse njerëzit ishin të padëmtuar.
Muna al-Omar, një banore, tha se ishte në një tendë në një park në Antakia qendrore kur ra tërmeti.
“Mendova se Toka do të ndahej nën këmbët e mia”, tha ajo, duke qarë ndërsa mbante në krahë djalin e saj 7-vjeçar”, raporton Al Jazeera.
Tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.6 goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, duke vrarë afro 47,000 njerëz dhe duke lënë më shumë se një milion të pastrehë, dhe një kosto ekonomike që pritet të shkojë në dhjetëra miliarda dollarë.
Post comments (0)