Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nicola Sturgeon ka dhënë dorëheqjen si kryeministrja e Skocisë. Kreu e Partisë Kombëtare Skoceze e bëri njoftimin në një konferencë shtypi në Edinburg. Ajo do të qëndrojë në detyrë derisa të emërohet një drejtues i ri i partisë.
“Do të jap dorëheqjen si kryeministre dhe udhëheqëse e partisë sime,” thotë Nicola Sturgeon. “Do të qëndroj në detyrë derisa të zgjidhet pasardhësi im”.
“Ky vendim nuk është një reagim ndaj presioneve afatshkurtra,” tha Sturgeon. “Ky vendim vjen nga një vlerësim më i thellë dhe afatgjatë.”
Sturgeon është përballur me tensione në rritje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në Londër për pavarësinë e Skocisë, si dhe vendimin e Ëestminsterit për të bllokuar një ligj skocez që synon të lejojë njerëzit trans në Skoci të ndryshojnë gjininë e tyre ligjore pa një diagnozë mjekësore.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)