Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin Ben-Gurion në Tel Aviv të Izraelit. Një çift është vënë në pranga pasi kanë lënë fëmijën e tyre në aeroport, pasi kishin refuzuar t’i prisnin atij një biletë për fluturimin.
Prindërit, të dy me pasaporta belge, u arrestuan teksa po shkonin te kontrolli i pasaportave. Stafi i aeroportit kishte vënë re se çfarë kishte ndodhur dhe njoftoi menjëherë policinë, e cila arrestoi çiftin.
“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Nuk mund ta besonin atë që po shihnim”, u shpreh një prej anëtarëve të stafit të aeroportit. Autoritetet e Aeroportit të Izraelit kanë thënë se çifti mbërriti me vonesë në Terminal. Ata nxituan për të kaluar kontrollin e pasaportave dhe e lanë fëmijën e tyre në karrocë.
Çifti mbërriti në aeroportin e Tel Aviv të martën me pasaportat e tyre belge dhe biletat për fluturimin e Ryanair në kryeqytetin belg, por pa biletë për fëmijën e tyre.
Kur stafi i aeroportit u tha se nuk mund të hipnin pa blerë një biletë për foshnjën, ata thjesht e lanë atë në sportelin e kontrollit dhe vrapuan drejt kontrollit të pasaportave.
Videoja tronditëse që qarkullon në internet tregon momentin kur stafi i aeroportit tmerrohet kur sheh karrocën me fëmijën e braktisur.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)