Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ky është bunkeri sekret më i madh në të gjithë vendin…
“Është të paktën 5 kate nën dhé dhe qëllimi i tij ishte të përballonte sulmet kimike dhe nukleare”, kështu e nis vizitën e saj në bunkerin poshtë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, gazetarja e BBC, Bettany Hughes.
Dokumentari përshkruan me detaje hyrjen, shkallët dhe tunelet, teksa ndalet në këtë teatër.
Bettany Hughes, gazetare e BBC: “Janë qindra dhoma në këtë bunker, me qëllime të ndryshme. Kështu, ti ke dhomat e dekontaminimit, apo ato për komandantët e ushtrisë dhe pastaj, është kjo kinema apo teatër, vërtetë i çuditshëm dhe gjithashtu i bukur, ku oficerët vinin për të marrë komanda dhe për të parë deklaratat publike të qeverisë. Ideja e gjithë kësaj ishte që edhe nëse një luftë nukleare do të zhvillohej, një formë e çuditshme e jetës, të mund të vazhdonte këtu poshtë”.
Dhoma e ish-diktatorit ishte një nga më të sigurtat në bunker, ndërsa projekti i tij është frymëzuar nga një vizitë në Korenë e Veriut.
Bunkerët e krijuar nga ish-diktatori Hoxha nuk qenë të nevojshme asnjëherë, pasi nuk pati asnjë sulm nuklear, por pati vetëm një varfëri shkatërruese. Gjatë regjimit të Hoxhës, populli shqiptar u bë një nga më të varfrit në botë e mbyll vizitën e saj, gazetarja Bettany Hughes.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)