Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Tetë vezë struci që besohet se janë më shumë se 4000-vjeçare u gjetën pranë një vendi për zjarr në Izrael.
Një vend fushimi prehistorik i përdorur nga nomadët e shkretëtirës u zbulua poshtë dunave të rërës në Nitzana në rajonin Negev, raportoi Autoriteteti i Antikitetit në Izrael.
Drejtuesi i gërmimeve tha se arkeologët gjetën edhe mjete guri e copa të thyera enësh, por vezë ishin vërtet “një zbulim i veçantë”. Strucët e egër ishin të zakonshëm në këtë zonë përgjatë shekullit XIX.
“Është interesante sepse vezët e strucit të egër nuk janë të pazakonta në zbulimet arkeologjike, por nuk u gjetën kockat e tij. Kjo mund të tregojë se në periudhën antike, njerëzit e shmangnin kapjen e strucëve dhe kënaqeshin me vezët”, u shpreh një përfaqësues nga institucioni izraelit.
Afërsia e vezëve me vendin e zjarrit tregon se grumbulloheshin dhe përdoreshin si ushqim. Vezët ishin thërrmuar, por ishin të ruajtura mirë për shkak se ishin të mbuluara nga rëra si dhe nga klima e thatë që ndihmoi në gjendjen e tyre të mirë.
Këta zogj të rëndë janë gjetur në site arkeologjike në periudha të ndryshme. Ata nuk përdoreshin vetëm si burim ushqimi (një vezë struci është e barabartë me 25 vezë pulë për sa i përket vlerave ushqimore), por edhe si mjete transportuese në funerale, në sende të zbukuruara me gdhendje e piktura ose për të mbajtur ujin.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)