play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

“Vaksinim paralel për gripin dhe Covid,” Manastirliu: Për herë të parë…

today10/01/2023

Background
share close

Untitled Design 3 2 1280x720

Gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe projektet e vitit 2023, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u shpreh se do të fuqizohen programet e shëndetit publik.

Programi kombëtar i vaksinimit anti-covid po kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Mbi 1.3 milionë qytetarë janë vaksinuar deri tani me dozën e parë të vaksinës anti-covid; mbi 1.2 milionë kanë marrë dozën e dytë; mbi 350 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe mbi 45 mijë qytetarë me dozën e katërt. Sa i takon vaksinës së gripit janë vaksinuar më shumë se 200 mijë qytetarë këtë vit”, u shpreh Manastirliu.

Duke folur për programin kombëtar të vaksinimit, ministrja e Shëndetësisë tha se u përfshi për herë të parë vaksina kundër HPV.

Manastirliu foli dhe për fuqizimin e kapaciteteve të ISHP dhe strukturave të terrenit, për sistemin e survejancës aktive për kontrollin e Covid-19, të sëmundjeve infektive dhe gripit stinor, si dhe rritjes me 40% të kapaciteteve në aparatura për analizat laboratorike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%