play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Vidhen 200 milionë adresa emaili të përdoruesve të Twitter

today06/01/2023

Background
share close

200 milionë adresa emaili të përdoruesve të Twitter janë vjedhur nga hakerat. Një ekspert i një firme izraelite që monitoron sulmet kibernetike, Alon Gal, bëri të ditur këtë vjedhje masive të të dhënave, sipas të cilit, adresat e email që janë sulmuar u publikuan në një forum online hakerimi në internet.

Ai e konsideron atë si një nga rrjedhjet më të mëdha në internet të të dhënave.

Twitter nuk ka bërë komente për vjedhjen e adresave të emaileve të përdoruesve. Nuk është as e qartë nëse kompania ka ndërmarrë masa pas vjedhjes së të dhënave.

Nuk ka informacion për hakerin apo grupin e hakerave që kanë kryer këtë sulm. Gjithashtu nuk është e qartë as koha kur ka ndodhur sulmi ndaj përdoruesve të Twitter; së fundmi apo vitin e kaluar kur Elon Musk nuk kishte marrë as pronësinë e këtij rrjeti social.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%