play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Zbulohet se kur nisën njerëzit që të vishnin rroba

today05/01/2023

Background
share close

Arkeologët në Gjermani kanë zbuluar disa nga provat më të hershme të përdorimit të veshjeve tek njerëzit.

Rishtazi janë zbuluar shenja të prerash në putrën e një ariu që sugjerojnë se kafshëve u është hequr lëkura për t’u marrë gëzofin rreth 300,000 vjet më parë.

Zbulimi në Schöningen, Gjermania veriore, është i rëndësishëm pasi, pavarësisht nga përshkrimet e burrave dhe grave të shpellave të mbështjellë me gëzof në kulturën popullore,  shumë pak dihet me të vërtetë se si njerëzit e hershëm e veshën trupin e tyre dhe i mbijetuan dimrave të ashpër.

Leshi, lëkura dhe materialet e tjera organike zakonisht nuk ruhen më shumë se 100,000 vjet, që do të thotë se provat e drejtpërdrejta të veshjeve parahistorike janë të pakta.

Studimi është i rëndësishëm sepse ne dimë relativisht pak se si njerëzit në të kaluarën e largët mbroheshin nga elementët. Nga kjo periudhë e hershme kohore, ka vetëm një pjesë të vogël të vendeve që tregojnë prova të lëkurës së ariut, me Schöningen që ofron pamjen më të plotë,” tha autori i studimit Ivo Verheijen, student i doktoraturës në Universitetin Tübingen në Gjermani.

Arinjtë e shpellës ishin kafshë të mëdha, afërsisht sa një ari polar, që u zhdukën rreth 25,000 vjet më parë.

“Palltoja” e ariut të shpellës, e cila ka qime të gjata të jashtme që formojnë një shtresë mbrojtëse të ajrosur dhe qime të shkurtra e të dendura që ofrojnë izolim të mirë, ishte e përshtatshme për të bërë veshje të thjeshta ose shtroja, sipas studimit të botuar në Journal Of Human Evolution më 23 dhjetor.

Rrobat ndoshta përbëheshin nga lëkura që ishin mbështjellë rreth trupit pa rrobaqepësi të hollësishme. Gjilpërat me sy, të nevojshme për të qepur dizajne më të ndërlikuara nuk u shfaqën në të dhënat arkeologjike deri rreth 45,000 vjet më parë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%