play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Rama konfirmon marrëveshjen me Britaninë: Gati të ngremë një skuadër speciale

today13/12/2022

Background
share close

rishi sunak rama 1280x720

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen me kryeministrin britanik për emigrantët e paligjshëm në Britani. Në një prononcim për gazetarët, kreu i qeverisë theksoi se kanë arritur një dakordësi dhe se janë të gatshëm të ngrenë një skuadër speciale për të trajtuar këtë çështje.

“Kjo është një kërkesë e imja që në kohën kur Boris Johnson ka qenë sekretar i punëve të jashtme dhe e kam përsëritur sepse sa herë  kanë ndarë me ne këtë shqetësim, kam qenë konsistent në të njëjtën gjë. Mos flisni për krim shqiptar sepse nuk ekziston. Nëse keni problem dhe doni ndihmën tonë ne jemi të gatshëm që të ngremë një skuadër speciale siç e kemi bërë me vendet e tjera, që të merret 24 orë në kohë reale për identifikimin dhe ndarjen e informacionit dhe vëzhgimin dhe ndalimin e atyre që organizojnë këto rrjete të trafikut të klandestinëve.

Këtë herë kam pasur një bisedë goxha përmbajtësore me kryeministrin e fundit, dhe ai ka marrë përsipër që të thotë ‘e bukur por ta shtyjë përpara’. Kemi bërë një dakordësi që është shprehur në deklaratën që keni lexuar. E rëndësishme është që më ka shprehur keqardhjen në mënyrë ekuivoke për çfarë ka ndodhur, për faktin që komuniteti shqiptar është zhvendosur në një dritë të gabuar. Më ka shprehur konsideratat për bashkëpunimin dhe ecurinë e punës së përbashkët në arenën ndërkombëtare dhe dëshirën që të takohemi shpejt dhe pastaj jemi ndalur tek kjo pesë që kam përsëritur të njëjtin princip.

 

S’ka nevojë të ndani shqiptarët në askush tjetër, sjell vetëm vlerë të shtuar, ata elemente që janë elementë problematikë nuk përfaqësojnë komunitetin shqiptar. Janë jashtë nxjerrjet e një kombi si të çdo kombi. Nëse shanset për të marrë azil në Gjermani, Francë, Holandë janë zero, atëherë kërkojeni te vetja dhe te sistemi britanik por jo te qeveria e Shqipërisë dhe as te ata që nisen për te ju.”, përfundoi Rama.

Kujtojmë që më herët kryeministri britanik theksoi ligje të reja për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, duke thënë se kushdo që shkon në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nuk do të lejohet të qëndrojë. Ai konfirmoi gjithashtu marrëveshjen me Shqipërinë për çështjen e emigrantëve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *