play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Shqipëria, gati për fazën tjetër”, Yuri Kim: Do të jem këtu edhe pak më gjatë

today13/12/2022

Background
share close

Remarks by U.S. Ambassador Yuri Kim - U.S. Embassy in Albania

Në aktivitetin për konsolidimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përsëriti edhe njëherë thirrjen për plotësimin sa më shpejt të vendeve vakante në këto institucione të drejtësisë që puna për drejtësinë e re të mos ndalet e të ecë sa më shpejt.

Në lidhje me reformën në drejtësi, diplomatja amerikane u shpreh se ajo me të vërtetë nuk ka qenë e lehtë dhe e përsosur, por që rezultatet kanë nisur të ndjehen nga dita në ditë.

“Reforma nuk është e lehtë, nuk është e shpeshtë, nuk është e përsosur, por po shohim rezultate.

Shikoni sa lart keni arritur. Katër vjet më parë ishte vetëm një gjyqtar. Ndërsa sot në gjykatë mungojnë vetëm 3 gjyqtarë.

Ne mund ta kuptojmë frustrimin e popullit shqiptar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kemi nevojë ta bëjmë zero numrin e çështjeve të prapambetura. Plotësojeni gjykatën. Vendosi përparësi për çështjet urgjente. Njerëzit duan më shumë. SHBA-ja është në kahun e popullit shqiptar. Ne duhet të festojmë për përparimin që kemi bërë së bashku. Çelësi është të qëndrojmë drejt qëllimit. Partnerët tuaj evropianë e amerikanë duan që ju të keni sukses”, u shpreh ambasadorja.

Në lidhje me përfundimin e mandatit të saj, Yuri Kim u shpreh se do të jetë në Shqipëri dhe pak më gjatë pa dhënë më shumë detaje.

“Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu për ca më gjatë. Duhet të ndiejmë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend, për përvojën e popullit shqiptar. Vendimet për drejtësinë na ndikon të gjithëve. Të gjithë njihen me njëri-tjetrin”, përfundoi Yuri Kim.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *