play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

“The Sun”: Suella Braverman me plan top-sekret, përgatitet për një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë

today12/12/2022

Background
share close

“The Sun” shkruan se Sekretarja e Brendshme Suella Braverman po përgatitet të njoftojë brenda disa ditësh “një tjetër goditje” ndaj emigrantëve shqiptarë që vijnë në mënyrë ilegale me varka të vogla.

Sipas shkrimit të medias britanike, kryeministri Rishi Sunak u ka thënë deputetëve konservatorë në mënyrë private se frenimi i emigracionit në Britani është “përparësia e tij numër një”. Sunak ka punuar me Sekretaren e Brendshme në një plan top-sekret që do të jetë edhe më i ashpër për emigrantët e paligjshëm.

Një zyrtar i lartë i qeverisë i tha “The Sun” se plani do të publikohet shumë shpejt, para Krishtlindjeve.

Plani top-sekret përmban një paketë të plotë masash për të goditur anijet e vogla që vijnë me emigrantë nga kanali i La Manshit në mënyrë që të ul numrin e azilkërkuesve në vend.

Brenda 2022 mbi 40 000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe më shumë se një e katërta e tyre janë shqiptarë.

Javën e kaluar, Ministri i Emigracionit Robert Jenrick tha se emigrantët shqiptarë duhet të ndalohen të kërkojnë azil.

“Shqipëria është një vend dukshëm i sigurt. Është shumë e vështirë të shihet se si një shqiptar duhet të jetë në gjendje të kërkojë azil me sukses këtu në Britani”, tha ai.

Braverman nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj emigrantëve shqiptarë duke i cilësuar ‘kriminelë’, gjë që nxiti kritikat e qeverisë shqiptare duke dënuar deklaratat e saj. Edhe ambasadori shqiptar në Londër tha se këto deklarata duhen ndalur pasi nxisin racizmin.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *