Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/12/2022
Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë, kërkoi, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, ka përshëndetur frymën europiane mes shqiptarëve. Ai u ndal tek ata që janë skeptikë për Europën, që të vijnë këtu në Shqipëri dhe të “infektohet” nga fryma europiane.
“Unë jam këtu disa pas hapjes së negociatave. 19 korriku ishte gur i rëndësishëm kilometrik në rrugëtimin tonë drejt BE. Së shpejti do të mjaftojë vetëm letërnjoftimi për të kapërcyer kufijtë në Ballkanin Perëndimor, apo edhe do të njihen diplomat profesionale. Tregu i përbashkët do ta përmirësojë jetën e qytetarëve në të gjitha vendet. Më entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj dhe dëshiroj që t’i bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për shpirtin evropian që të vij në këtu dhe të infektohen në një fare mënyrë me shpirtin evropian”, tha ai.
Ndërkohë Steinmeier theksoi se opozitë e mazhorancë duhet të punojnë bashkë për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Presidenti gjerman u ndal edhe tek kriza që ka goditur botën pas sulmit që Rusia bëri mbi Ukrainë. Sipas tij kjo krizë padyshim që ka ndikuar shumë edhe në Shqipëri.
“Punoni së bashku, opozitë dhe qeveri. Rruga drejt BE ja vlen për këtë bashkëpunim. Ju po shkoni drejt anëtarësimit në kushte të vështira. Sulmi i Rusisë në Ukrainë, që ka zhytur Europën në krizë ekonomike. Shqipërinë e ka goditur rritja e çmimit të karburantëve dhe energjisë.”
“Ju falënderoj për pranimin e shumë refugjatëve.”
“BE është një aleancë shtetesh që qëndrojnë pranë njëri tjetrit. BE është përgjigja historike ndaj rrënimit që nacionalizimi dhe shovinizmi ka shkaktuar.” tha Presidenti gjerman.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)