play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

INSTAT: Rriten hyrje-daljet në Shqipëri, kryeson Spanja dhe Anglia

today28/11/2022

Background
share close

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është rritur me 25.4% krahasuar me Tetorin e vitit 2021.

Janë 754.385 të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar, ku vetëm për muajin Tetor numërohen 365.227 të huaj.

Në Tetor 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 2,2 herë dhe Anglia me 50,5 %, krahasuar me Tetor 2021.

Gjatë dhjetëmujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Anglia me 97,6 %, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2022, janë 749.252, duke shënuar një rritje me 20,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2022 janë 393.300. Krahasuar me Tetor 2021, ky numër është rritur me 26,3 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dhjetëmujorit 2022, është 4.783.911, duke u rritur 35,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Në Tetor 2022, numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime “Personale” është 358.388, duke u rritur me 23,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%