play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Më i shtrenjti në botë, ilaçi kundër hemofilisë i miratuar në SHBA kushton 3,5 mln $

today24/11/2022

Background
share close

FDA approves controversial new drug designed to slow the progression of ALS

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar Hemgenix, një ilaç i ri kundër hemofilisë, raporton CNN.

Prodhuesi “CLS Behring” vendosi një çmim prej 3.5 milionë dollarë për trajtim, duke e bërë këtë ilaç më të shtrenjtën në botë.

Hemgenix është një terapi gjenetike që përdoret për trajtimin e të rriturve me hemofili B, një çrregullim gjenetik i koagulimit që manifestohet me rritje të vëllimit të gjakderdhjes ose gjakderdhje spontane, më shpesh në nyje të mëdha.
Kjo sëmundje prek një person në 40.000, shumica e të cilëve janë meshkuj.

Trajtimi klasik përfshin një infuzion rutinë intravenoz për të mbajtur nivele të mjaftueshme të faktorit të koagulimit që mungon, por terapia e re supozohet të jetë një infuzion i vetëm IV.

Sipas një analize të kompanisë shëndetësore amerikane “GoodRx”, ilaçi më i shtrenjtë në SHBA deri më tani ishte Zolgensma, i cili u miratua nga FDA në vitin 2019 për trajtimin e atrofisë muskulare kurrizore dhe kushton 2.1 milionë dollarë për trajtim.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *