Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/11/2022
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë për herë të parë miratimin e saj për tregtimin e një produkti të mishit të shpendëve, i cili është zhvilluar me metoda laboratorike dhe pritet të konsumohet nga njerëzit. Bëhet fjalë për mishin e pulës që është kultivuar në laborator, duke përdorur si lëndë të parë qelizat e kafshëve të gjalla.
Produkti është prodhuar nga kompania Upside Foods, e cila përdor qelizat shtazore për të prodhuar mish në rezervuarët e bioreaktorëve inoks. Kompania, e cila u themelua në vitin 2015 dhe është e vendosur në Berkeley, Kaliforni, dhe tashmë ka investuar qindra miliona dollarë, siguroi se produkti i saj është i sigurt për njerëzit dhe FDA ra dakord.
Megjithatë, përpara se mishi i rritur në laborator të mund të dalë në treg, ai duhet të miratohet nga Shërbimi i Ushqimit dhe Shërbimi i Inspektimit i Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së. Sakaq, pula e rritur në laborator iu shërbeu pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të klimës COP27 në Egjipt.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)