Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Taylor Swift ishte fituesja kryesore e MTV Europe Music Awards 2022, ceremonia e së cilës u mbajt në Dusseldorf, Gjermani, të dielën.
Taylor Swift mori katër çmime – “Artistja më e mirë”, “Videoja më e mirë”, “Artistja më e mirë pop” dhe “Videoja më e mirë në formë të gjatë”. Nicki Minaj, David Guetta dhe SEVENTEEN fituan nga dy çmime. Kishte dy kategori të reja këtë vit – “Videoja më e mirë në formë të gjatë” (e cila shkoi për Swift ) dhe “Performanca më e mirë metaverse” (që shkoi për BLACKPINK). Reperja shqiptare, Loredana, fitoi çmimin si këngëtarja më e mirë e Zvicrës. Vitin e kaluar, këtë çmim e fitoi po një shqiptar, Gjon’s Tears.
Kënga më e mirë: Nicki Minaj – “Super Freaky Girl”
Videoja më e mirë: Taylor Swift – “All Too Well (10 Minute Version) (Taylor’s Version)”
Artistja më e mirë: Taylor Swift
Artisti i ri më i mirë: Seventeen (grup djemsh koreano-jugor)
Bashkëpunimi më i mirë: David Guetta & Bebe Rexha – “I’m Good (Blue)”
Best Live: Harry Styles
Muzika më e mirë pop: Taylor Swift
Muzika më e mirë K-pop: Lisa
Muzika më e mirë latine: Anitta
Muzika më e mirë elektronike: David Guetta
Muzika më e mirë Hip-Hop: Nicki Minaj
Muzika më e mirë rock: Muse
Muzika më e mirë alternative: Gorillaz
Muzika më e mirë R&B: Chlöe
Videoja më e mirë në formë të gjatë: Taylor Swift – “All Too Well (10 Minute Version) (Taylor’s Version)”
Videoja më e mirë me një mesazh: Sam Smith – “Unholy” (feat. Kim Petras)
Çmimi nga fansat: BTS
Best Push: Seventeen
Performanca më e mirë metaverse: BLACKPINK The Virtual | PUBG
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)