Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në vjeshtë është e nevojshme të konsumojmë të gjitha frutat dhe perimet e stinës. Duhet të kemi parasysh edhe vajin e ullirit, ushqimet me proteina shtazore si veza, peshku, pula dhe më pak mishi i kuq. Nuk rekomandohen ushqimet e skuqura por të gatuara në furrë dhe me avull.
Me pakësimin e dritës, ulet prodhimi i serotoninës. Stinët ndikojnë si në ndryshimin të funksioneve të organeve dhe në sjelljen e organizmit kundrejt ambientit. Në verë themi se duhet të hamë ushqime më të thjeshta dhe të ftohta sepse trakti tretës bëhet më përtac. E kundërta ndodh me uljen e temperaturave, ulet serotonina sepse do të rritet melatonina.
Keni pak humor, më shumë uri për të ëmbla sepse stimulohet prodhimi i insulinës dhe duke u prodhuar duhet të kemi sheqer më shumë për të vënë në funksion insulinën që derdhet në gjak. Rrisim vaktet më të ngrohta. Që organizmi të futet në vjeshtë në mënyrë graduale dhe pa e ndjerë efektin e uljes së orëve të dritës, themi se në ditët e para hamë pak.
Ne përfshijmë vaktet vegjetariane sepse perimet dhe frutat kanë më shumë serotoninë sesa ato shtazore. Duhet të kemi proteina shtazore si djathi, por jo më shumë se një vakt në ditë. Të hamë mishin e pulës, vezën, peshku dhe si të gjitha bishtajoret.
Me uljen e orëve të ditës, mund të vihet re dhe një mungesë e vitaminës D, prandaj është e nevojshme të merret në formë suplementi. Mungesa e vitaminës D e thellon më shumë depresionin.
Duhet të kujdesemi që të futemi në një vjeshtë të shëndetshme, nëse kemi nevojë për vitaminë D.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)