Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri, Edi Rama, ndodhet sot në Korçë. Gjatë fjalës së tij me të rinjtë e Korçës, Rama ka këshilluar të rinjtë që të punojnë online.
Për pasojë kryeministri tha se Qeveria është duke bërë një ligj për nomadëd digjitalë. Ai bëri me dije se po punohet për përpilimin e një projektligji që rregullon pjesën legjislative për të gjithë ata që punojnë online.
Më tej Rama tha me batutë se të rinjtë fitojnë aq shumë para online sa që kanë frikë se i kap Drejtoria e Tatimeve të Korçës.
“Fitojnë aq sa kanë frikë se i kap drejtoria e Tatimeve të Korçës, nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata, po bëjmë ligjin për ‘nomadët digjitalë. Teknologjia të jep mundësinë që pa lëvizur nga vendi, mjafton të kesh një lidhje internet dhe një kompjuter dhe të punosh në gjithë botën,” tha Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)