play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Zvicra vendos rekord për trenin më të gjatë në botë

today01/11/2022

Background
share close

Një kompani zvicerane ka thyer rekordin për ndërtimin e trenit më të gjatë në botë për pasagjerët.

Treni 1.9 km i gjatë i realizuar nga kompania Rhaetian Railëay”, përbëhet nga 100 vagona dhe  përfundoi një udhëtim spektakolar 25 km nëpër Alpe.

Ideja që treni të futej në librin e rekordeve botërore nxjerrë në pah arritjet inxhinierike të Zvicrës, si dhe për të shënuar 175 vjetorin e hekurudhave zvicerane. I gjithë  udhëtimi zgjati një orë dhe udhëtarët patën rastin të shohin bukuritë zvicerane nëpërmjet Alpeve.

Treni kaloi gjithashtu përgjatë rrugës Albula-Bernina nga Preda në Bergün. Rruga është shpallur një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s në vitin 2008 dhe të çon nëpër 22 tunele, disa prej të cilave spirale nëpër male dhe nëpër 48 ura.

 “Ndërtimi i këtij treni ishte menduar që para dy vitesh por pandemia e Covid-19 na ndaloi që të kryenim punime, dhe që atëherë humbën rreth 30% të qarkullimit tonë hekurudhor dhe kështu u përpoqëm të gjenim një ngjarje të rëndësishme për t’a prezantuar këtë që ne kemi krijuar”, është shprehur CEO Renato Fasciati.

FOTO/ Zviceranët fitojnë rekordin për trenin më të gjatë të pasagjerëve në  botë! Turistët fotografojnë shinat më spektakolare nëpër Alpe -  Shqiptarja.com

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *