play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

U tërhoq nga aktrimi për shkak të sëmundjes, gruaja e Bruce Willis publikon videon prekëse të tij me vajzat

today24/10/2022

Background
share close

Pak kohë më parë i madhi Bruce Willis u tërhoq nga bota e aktrimit, pasi bëri të ditur se vuante nga një sëmundje e quajtur efazi. Efazia është një çrregullim gjuhësor i shkaktuar nga dëmtimi në një zonë të caktuar të trurit që ndikon në aftësinë për të komunikuar, si dhe në shumë aftësi të tjera njohëse.

Bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, ka postuar një video prekëse në Instagram me aktorin, dy vajzat e tyre dhe veten e saj në disa momente nga jeta e përditshme familjare.

“Ne nuk besojmë në perfeksion, por vera e vitit 2022 ishte më afër perfeksionit”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.

Videoja është e mbushur me pamje të familjes duke shijuar ditët e verës në pyll. Aktori është plotësisht i përkushtuar ndaj familjes së tij.

Ndonëse videoja është e mbushur me pamje të lumtura nga jeta e tyre, ajo i lë fansat me një shije të hidhur në gojë. Ata e dinë me siguri se nuk do të kenë më kurrë mundësinë të shikojnë aktorin e tyre të preferuar në produksione të reja.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *