play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Një kukull barbie si Tina Turner

today14/10/2022

Background
share close

Kompania e lodrave Mattel po feston 40-vjetorin e këngës hit të Tina Turner  ‘What’s Love Got To Do With It’ me një Barbie  që ka imazhin e këngëtares së njohur.

Kukulla, ka veshur një veshje të frymëzuar nga videoklipi i  kësaj kënge .Përveç veshjes spikat dhe modeli i flokëve të fryrë të artistes.

Por si e ka pritur Tina këtë krijim? “Jam e nderuar të mirëpres Barbie-n në grupin e grave të reja të përfaqësuara tashmë dhe të prezantoj më shumë fëmijë me rrugëtimin  tim.”-është shprehur ajo.

Tetë herë fituesja e Grammy-it pati sukses të madh në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970 duke performuar me bashkëshortin e saj, Ike Turner, por çifti u divorcua në vitin 1978 pas  martesës abuzive.

Në fillim të Nëntorit 2019, Turner mori pjesë në natën e hapjes së ‘The Tina Turner Musical’ në Broadway, e cila tregon jetën dhe veprën e saj.

Ajo u tërhoq nga performanca pas turneut të saj të fundit, i cili përfundoi në 2009.

Turner, e cila ka lindur në Tenesi, u transferua në Zvicër në 1995 për t’u bashkuar me partnerin e saj, Erwin Bach një  producent diskografik me origjinë gjermane, dhe ka jetuar atje që atëherë.

 

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *