play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Geena Davis rrëfen se është ngacmuar seksualisht nga aktori Bill Murray

today11/10/2022

Background
share close

Në librin e ardhshëm biografik, “Dying of Politeness”, aktorja Geena Davis  shpjegon eksperiencën toksike të punës me aktorin, Bill Murray, në sheshin e xhirimeve të filmit të vitit 1990, “Quick Change”.

Ajo e akuzon Murrayn për sjellje të papërshtatshme ndaj saj, gjatë audicioneve të para të filmit dhe më pas tregon se aktori ishte tepër agresiv me të gjatë xhirimeve të këtij projekti.

Aktorja e famshme e shtjelloi këtë eksperiencë edhe në një intervistën e fundit për gazetën, “The Times”.

“Sjellja e tij ishte shumë e keqe. Mënyra se si ai u soll me mua në takimin e parë ishte e tmerrshme. Është dashur të largohesha nga ai audicion, ose të paktën ta mbroja veten më shumë.

Por nëse do të veproja ashtu, atëherë nuk do ta kisha fituar rolin në film.

Kam mundur ta shmang trajtimin e keq të tij ndaj meje, nëse do të dija si të reagoja apo si të veproja gjatë atij takimi.

Por, fatkeqësisht unë isha person që nuk i pëlqeja konfrontimet dhe thjeshtë nuk reagova fare”.

Bill Murray Terrorized Geena Davis On Quick Change Movie Set | Big Indy News

FOTO nga xhirimet e filmit “Quick Change” (1990)

Quick Change (1990)

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *