play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Këngëtarja e njohur flet për problemet shëndetësore: Jam me fat që jam gjallë

today11/10/2022

Background
share close

Selena Gomez ndihet mirënjohëse që është gjallë pas problemeve të saj shëndetësore. Aktorja 30-vjeçare me famë botërore ka folur për betejat e saj shëndetësore shumëvjeçare në dokumentarin e saj “My Mind and Me”, duke pranuar se tani është në rregull me vendin ku është në jetën e saj.

Në një sekuencë nga dokumentari, Selena – e cila ka luftuar me ankthin dhe depresionin – shpjegoi: “Thjesht bëhu kjo që je Selena. Askush nuk shqetësohet për atë që po bën. Bëhet fjalë për atë se kush je. Të jem në rregull me vendin ku jam. Unë jam mirënjohëse që jam gjallë.”, u shpreh ajo.

Selena, e cila gjithashtu mori një transplant të veshkës në 2017, pasi u diagnostikua me lupus, fitoi famë si fëmijë në ‘Barney and Friends’. E megjithëse thekson se nuk dëshiron që të jetë shumë e famshme, aktorja dhe këngëtarja shton se është e vendosur ta përdorë këtë për të përhapur pozitivitet.

“Gjithë jetën time, që kur isha fëmijë, kam punuar. Nuk dua të jem si super e famshme, por e di që nëse jam këtu, duhet ta përdor atë për mirë.”, tha Selena.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *